Viti i ri Akademik, deputetja Andia Ulliri: Qeveria ka treguar se arsimi, nuk ka qenë kurrë prioritet!

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri në fjalën e mbajtur nga Foltorja e Parlamentit ka renditur të gjitha problematikat që studentët hasën me fillimin e Vitit të ri Akademik.

Ulliri shprehet se po të ishtë në një situatë tjetër do ta niste fjalën e saj me urim për të gjithë studentët dhe stafin akademik të Universiteteve shqiptare.

Fjala e plotë e Andia Ullirit:

Të nderuar kolegë,
Të nderuar qytetarë,

Në një situatë tjetër do ta nisja fjalën time me një urim për te gjithë studentët dhe stafin akademik të Universiteteve shqiptare.

Por sot jo… Sot në ditën e parë të hapjes së univesiteteve u përballëm me një mesazh të fortë nga arsimi universitar.

Së pari duke nisur nga bojkotimi I mësimit, së dyti nga rënia e studentëve të regjistruar vit pas viti në universitetet shqiptare dhe së treti gjendja e shkollave. Duke konsideruar kushtet e ofruara, menaxhimin e konvikteve studentore, mos ofrimin e hapesirave studentore, mungesën e ambienteve të dedikuara për studentë mendoj që bojkotimi nga studentët e mjekësisë ishte më e pakta nga se meriton të dëgjojë kjo qeveri.

Cfarë po u ofrojmë fëmijëve dhe rinisë shqiptare? Nëse do të analizonim kushtet ku ndodhet arsimi sot do duhet të pranojmë që përkrah viteve që kanë kaluar jo shumë ka ndryshuar… mos të themi që është përkeqësuar.

Sot që flasim pakti për Universitetin ende nuk ka dhënë asnjë impakt rrënjësor duke qenë se ishte një tjetër mashtrim i qeverisë…U premtuan konvikte dhe hapësira për studentët dhe ende nuk kanë nisur shumica prej tyre.

Çfarë mund të themi për arsimin sot?

Qeveria socialiste kudo në Shqipëri ka treguar se arsimi nuk ka qënë fushe prioritare dhe sfidat vazhdojnë.

Të nisim me qarkun Durrës si shembull…ku në Durrës gjenden 14 shkolla të cilat ende ska nisur rindërtimi.

Në Krujë ku shumë shkolla po boshatisen e ku të tjera janë bërë shkrumb e hi.
Madje… dhe hiri i është zhdukur pa lënë gjurmë.

Në fshatin Nikël presin prej kohësh rindërtimin e shkollës.

Shkolla e bashkuar “Ramazan Karaj” e cila përfshin të gjitha ciklet e arsimit parauniversitar prej 2 vitesh është bërë pjesë e programit të EU4 schools e zbatuar nga UNDP.

Ditën e parë të shkollës nxënësit bojkotuan mësimin sepse tashmë dhe shkolla është hequr nga lista e ëebsite ku mund të monitorojmë në kohë reale procesin e rindërtimit.

Si u përgjigj qeveria?

Përvec presionit të ushtruar ndaj banorëve… i gënjyet sërish. Si mund të diskutohet sot ky fenomen ku qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre dhe qeveria i mbyll gojën, i mashtron dhe i neglizhon prej vitesh.

Cilat janë arsyet pse shkolla nuk rindërtohet sot?

A ka një përgjigjë?

Prej nje viti e kam sjellë e risjellë këtë cështje në vëmendjen tuaj dhe kuptueshëm asnjë reagim.

Korrupsioni galopant iu ka errur sytë e arsimi është tashmë një problem periferik.

Cfarë mund të bëjmë ?

Financimi adekuat, zhvillimi profesional për mësimdhënësit dhe aksesi në burimet arsimore mbeten fusha që kërkojnë vëmendje dhe investim të vazhdueshëm. Është e domosdoshme që të trajtohen këto sfida duke siguruar që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë mundësinë për të marrë një arsim të klasit botëror.

Latest articles

Related articles