Atentati në Rrëshen, shkarkohen 2 drejtuesit e komisariatit

Rrësheni u trondit nga atentati ndaj Martin Bardhit dhe plagosjes së tre personave të tjerë pak ditë më parë. Kështu, pas kësaj ngjarje e cila ka mbetur pa autorë, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës kanë filluar lëvizjet e para.

Detyrën e Shefit të Komisarit Miditë e merr Klodian Kondi, ndërsa detyrën e zv. drejtorit të hetimit e merr Gentian Berberi.

Nuk dihet nëse këto ndryshime janë kryer për shkak të hetimeve që lidhen me atentatin ndaj Bardhit, apo ka arsye të tjera.

Kujtojmë se Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua më 26 shtator, në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës, Ilir Bardhoku, pronar i një lokali aty dhe Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit. Të tre ndodhen në spitalin e Traumës dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. Ngjarja ende nuk ka autor.

Latest articles

Related articles