“Opozita e vërtetë” ia thotë në sy Bledi Çuçit

Deputetja Albana Vokshi, është shpesh pjesë e faqeve tona. Veçmas gjithë punëve dhe angazhimeve të saj, ajo duket se ka dhe një “detyrë” tjetër.

Vokshi thuajse gjithnjë është ajo që pret ish-Kryeministrin Sali Berisha. Dhe itinerari i tyre është i njëjtë: deputetja e pret që në oborrin e selisë, e shoqëron deri te shkallët, e më pas brenda në sallë.

Ajo që na ra në sy këtë javë, ishte pikërisht ky takim i gjatë dhe i qetë mes saj dhe deputetit Bled Çuçi.

Të dy kolegët kanë qëndruar për disa minuta duke biseduar qetësisht, në atë që duket si një marrëdhënie e mirë edhe jashtë politikës, ku i duhet të jenë kundërshtar.

Latest articles

Related articles