Evi Kokalari: McGonigal ka punuar vetëm kundër Bashës, Rama do shpallet non grata si Berisha

Aktivistja Evi Kokalari është shprehur në statusin e publikuar në llogarinë e saj në Facebook se ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal është marrë vetëm me dosjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nisur nga kjo Kokalari iu bën thirrje klanit të Sali Berishës të cilët pretendojnë se McGonigal ka lobuar që ish-kryeministri të shpallet nongrata nga SHBA, të vetëpërmbahen, ta mbledhin veten e të artikullojë për kë opozitë bëhet fjalë. 

Kokalari e mbyll statusin e saj duke u shprehur se pranimi i fajit nga McGonigal tregon qartë se Edi Rama ka korruptuar një punonjës të administratës amerikane për të luftuar kundërshtarin e tij politik, duke shtuar:

‘Kjo është bazë mjaft e fortë që DASH mund ta përdorë për ta sanksionuar Ramën siç bëri me Berishën’ shkruan Kokalari.

Statusi i plotë i Evi Kokalarit:

McGonigal është marrë vetëm me dosjen e Bashës, për këtë është paguar dhe këtë ka realizuar për Ramën, i cili fare mirë mund ta ketë përdorur kundër Bashes dhe në zgjedhjet e 2021!
Si e tillë, klani i Berishës bën mirë të përmbahet dhe ta mbledhë veten e të artikulllojë për kë opozitë bëhet fjalë.
Pranimi i fajit nga McGonigal tregon qartë që Edi Rama ka korruptuar një punonjës të administrates Amerikane për te luftuar kundershtarin e tij politik, si e tillë ka cënuar në mënyrë direkte demokracinë Amerikane. Kjo është bazë mjaft e fortë që DASH mund ta përdorë për ta sanksionuar Ramën siç bëri me Berishën

Latest articles

Related articles