Lita: Reagimi i ambasadës së SHBA për Bardhin erdhi pas kërkesës të Escobar

Gazetari Lavdrim Lita tha në një intervistë për Euronews Albania se reagimi i ambasadës së SHBA ndaj deklaratës së Gazment Bardhit erdhi pas komunikimit të të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me të ngarkuarin në punë të SHBA në Tiranë, David Wisner.

Sipas Litës deklarata e SHBA ishte rikonfirmim i 2 viteve se Berisha nuk ekziston politikisht dhe nuk është faktor.

“Me burimet që kam pasur kam mësuar se në mbledhjen e parë të 43 deputetëve demokratë, ku është thënë se për këtë takim kishin pasur miratimin e partnerëve strategjikë, ka pasur një komunikim të Zyrtarit të SHBA Escobar me të ngarkuarin me punë të SHBA në Tiranë Wisner që të parandalojë çdo njëri të flasë në emër të SHBA. Askush në Tiranë nuk ka marrë besimin e SHBA për të çuar deputetë te grupi i Berishës. Deklaratat ishin rikonfirmim i 2 viteve se Berisha nuk ekziston politikisht, nuk është faktor. Ka dy ditë që Bardhi e mohon dhe thotë s’kam komunikuar me SHBA, brenda 48 orësh e ka mohuar 3 herë, si Shën Pjetri”, tha Lita.

Latest articles

Related articles