Tërmet në Firence! Qindra njerëz dalin në rrugë, mbyllen shkollat

Një lëkundje e fuqishme tërmeti është regjistruar në orët e para të mëngjesit e sotëm në Itali, duke bërë që njerëzit të dalin në panik në rrugë. Tërmeti me magnitudë 5.1 Rihter kishte epiqendër zonën e Marradit në Fiorentino, teksa është ndjerë në Firence dhe në të gjithë Toskanën, ku është pasuar dhe nga disa paslëkundje më të lehta.

Pas tërmetit të fortë, kryebashkiaku i Marradit (Firence), Tommaso Triberti, vendosi mbylljen e shkollave si masë paraprake. Qendra operacionale komunale u aktivizua. Dhoma e Mbrojtjes Civile e qytetit Metropolitane të Firences, e cila po monitoron situatën, aktualisht nuk ka marrë raporte për dëmtime të pronës dhe njerëzve. Autoritetet kanë dalë në rrugë për të asistuar njerëzit./

Latest articles

Related articles