Ditari i Luftës: Zelensky dhe Putin shikojnë nga SHBA për ti dhënë fund luftës

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e vlerësoi pozitivisht deklaratën e liderit rus Vladimir Putin, i cili së fundmi u mburr me gatishmërinë e tij për të zgjidhur krizën me Ukrainën. “Më pëlqen ajo që tha Putini, sepse vërtetoi edhe një herë se ajo që po them është e vërtetë”, tha Trump.

Ai në intervistë pohoi se nëse rizgjedhja president do ta zgjidhë konfliktin në Ukrainë brenda 24 orëve dhe me atë rast ka bërë të ditur edhe disa detaje se si do t’i japë fund konfliktit që vazhdon prej më shumë se 18 muaj. “unë do t’i thosha disa gjëra Putinit dhe do t’i thoja disa gjëra Zelenskit”, tha Trump. Më 12 shtator, në Forumin Ekonomik Lindor, presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi pozitivisht gatishmërinë e Trump “në pak ditë për të zgjidhur problemet urgjente, përfshirë krizën ukrainase”. Presidenti rus tha më pas se një mesazh i tillë nga Trump thjesht nuk mund të mos e bëjë atë të lumtur. Në të njëjtën kohë, Putin shprehu dyshimin se çdo rezultat i zgjedhjeve amerikane do të ndikonte në marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të shkojë në Uashington, DC, për një takim të dytë me kreun e shtetit amerikan. Zelensky do të udhëtojë në Shtëpinë e Bardhë të enjten për bisedime me presidentin Joe Biden, si dhe do të ketë takime edhe në Kongresin Amerikan.Udhëtimi i liderit ukrainas në Uashington do të jetë pas takimeve me liderë të tjerë botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Bidenit, tha se udhëtimi vjen në një “kohë kritike” ndërsa Ukraina po ndërmerr një kundërofensivë kundër Rusisë.
Biden do të riafirmojë “angazhimin e tij për të vazhduar të udhëheqë botën në mbështetje të Ukrainës duke mbrojtur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, tha Sullivan në një konferencë për shtyp.

Latest articles

Related articles