Dy shqiptarë janë arrestuar në Angli për shtëpi bari. Mësohet se Amarlid Nezha dhe Gridi Fatia, pas arrestimit kanë marrë dënimin sot me nga dy vite burg secili.
Shqiptarët jetonin ilegalisht në Britani dhe u arrestuan në flagrancë teksa kujdeseshin për një shtëpi bari me 10 dhoma në rajonin Berkishire. Policia brenda banesës zbuloi 276 bimë me vlerë rruge 200,000 paund, por prokurori i çështjes shpjegoi se ndërmarrja kriminale në një vit mund të gjeneronte fitime deri në 800,000 mijë paund.
Nezha dhe Fatia kishin paguar disa mijë paund për të shkuar në Britaninë e Madhe dhe kishin punuar si bukëpjekës dhe në ndërtim, deri në momentin kur u dërguan nga trafikantët për të punuar si “kopshtarë”. Gjyqtarja në Gjykatën Mbretërore të Reading Croën pasi dëgjoi akuzat dhe palën mbrojtëse i dënoi dy shqiptarët me nga 24 muaj burg.