Berishës i mbarojnë idetë, kopjon Bashën, takimi me keshilltarët bashkiak të PL imiton kreun e PD

Me moshën 80 vjeçare Sali Berishës po i fiken edhe reflekset politike. Ai kopjoi fije për pe takimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me këshilltarët bashkiak të PD në bashki.

Përkundër Lulzim Bashës që kërkoi që këshilltarët bashkiak të PD të bënin oponencë për vendimet dhe buxhetin e bashkive, kreu i Foltores ka urdhëruar bashkëpunimin me PS dhe Edi Ramën.

Ai mblodhi sot 5 kryebashkiakë, plus Bardh Spahinë, si dhe këshilltarët bashkiak të Partisë së Lirisë  teksa u kërkoi të bashkëpunojnë me qeverinë qendrore, në interes të zgjedhësve:

“Bashkëpunimi duhet të zbatohet mbi projekte. Ndaj, ato fonde që keni, i përqendroni në projekte sidomos nga institucionet ndërkombëtare, se ky do bëjë një diskriminim ndaj jush. Duhet të jeni shumë aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar, në interesin më të mirë të qytetarëve që ju drejtoni.”

Latest articles

Related articles