“Bashkimi Bardhi-Berisha”, Gentina Gaba: Ish- sekretari i përgjithshëm sot, “çmë duhet mua për mua!”

Anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike dhe Sekretari për marëdhëdhënie me Jashtë, Gentian Gaba, ka reguar përmes një postimi për qëndrimet e Gazment Bardhit. Ai e konsideron ish sekratarin e përgjithshëm të PD, si një person që nuk mban përgjegjesi për fjalët që thotë, duke ju referuar qëndrimeve që ka patur ndaj Sali Berishës.

Reagimi
Ish Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë sot se Rama përcaktoi se kush është kreu i grupit parlamentar i PD-së;
Ish Sekretari i Përgjithshëm i PD thoshte dje që, Berisha dhe Rama janë bashkë kundër PD-së;
Ish Sekretari i Përgjithshëm i PD ka thënë se Berisha ka vrarë 26 vetë në Gërdec, dhe se Xeni nuk e kontrollon dot më PD-në;
Ish Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë sot, që Berisha është opozitar;
Me pak fjalë, ish Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk mban përgjegjësi për çfarë thotë, sepse halli i ish Sekretarit të Përgjithshëm i PD është se, tashmë, është vetëm një Ish Sekretar i Përgjithshëm…

P.S. Sigurisht jeta e çdo njëriu nuk përmblidhet vetëm në një moment, por çoroditja kaq e hershme, piruetat kaq të shpejta dhe mungesa e koherencës kaq e madhe, janë një stil i vjetër, metoda të vjetra, që qartësit do të japin rezultatet e vjetra…

Latest articles

Related articles