Me datë 18 shtator Andriatik Lapaj do të themelojë bashkë me të tjerë një parti politike me emrin “Shqipëria Bëhet”.
Përkundër atyre që me cinizëm thonë se “Shqipëria nuk bëhet”, ka ca të tjerë që mendojnë ndryshe, janë më pozitivë dhe shikojë resurset e Shqipërisë si pjesë e pasurisë kombëtare dhe jo pronë e oligarkëve për zhvatje me PPP dhe konçesione.
Nuk është vetëm Adriatik Lapaj, por edhe Lulzim Basha, kryetar i PD që në fjalimin e datës 2 shtator shqiptoi për minuta fjali të tilla si: “Shqipëria do të bëhet! Konfliktin dhe të shkuarën ja lëmë historisë. Nuk ka asnjë emër të përveçëm përpara interesit tonë kombëtar”
Në fjalimin e Bashës u dha edhe orientimi politik: “Arsyeja pse ne qëndruam dhe sot jemi mbledhur për të nisur bashkë një rrugë të re, janë njerëzit, janë shqiptarët që presin nga ne, janë të rinjtë e papunë dhe ata që duan një vizion për tëardhmen, janë familjet e reja që duan të dëgjojnë nga ne se SHQIPËRIA DO TË BËHET MË MIRË!
Sepse nuk ka asnjë emër të përvecëm që të dalë përpara interesit tonë kombëtar!”
Përmbajtja e fjalimit të Bashës që ndau një herë e mirë PD me vokacion maxhoritar nga e shkuara e mundimshme, plot gabime dhe e ndryshkur, ishin edhe këto fjalë:
“…duke parafrazuar një nga mendjet tona më të ndritura, Sami Frashërin:,
Shqiperia ka qënë, Shqipëria është dhe SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado e vështirë të duket rruga jonë e re sot, ne atë do ta përshkojmë së bashku deri në fund, sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado pengesa të na hedhin dhe ferra të na ngatërrohen nëpër këmbë, ne do të qëndrojmë e do të vazhdojmë pa asnjë mëdyshje rrugëtimin tonë sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado e kalbur tju duket politika të rinjve, ajo do të ndryshojë me patjetër sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado të turbullta tju duken qiejt dhe ujërat e Trekëndeshit tëBermudës, koha do hapet dhe qielli ynë do kthjellohet sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!” – tha Basha.
Referenca në të dy rastet është për Rilindësit e vërtetë si Sami Frashëri dhe vëllezërit e tij (Abdyl e Naim) që shkrinë pasurinë për Shqipërinë, dhe jo si Rilindasit e Edi Ramës që po shkrijnë Shqipërinë për të vënë pasurinë.