🔴Çfarë ndodhi mes Spiropali dhe Berishës

Elisa Spiropali lëshoi sot një sërë akuzash në drejtim të Sali Berishës. Përgjithësisht akuzat politike kalojnë pa asnjë gjurmë sepse politikanet smbajnë asnjë përgjegjësi as politike e as morale për çfarë nxjerrin nga goja.

Në këtë rast situata është disi ndryshe.
Sot në parlament Spiropali tha:

“Ti që bën opozitën selektive duke u paguar nga paratë e pasanikëve, paratë e të cilëve i pastron yt bir, ca me punë e ca me ndere e ca me portale e ca me televizione etj etj…”

Pas kësaj pritej me interes kundër reagimi i Berishës për të kundërshtuar keto akuza.

Por çuditërisht ai i struk, u skuq, sytë iu zgurdulluar, inati e mbërtheu të gjithin po sdihet me shumë kundër Spiropalit apo të birit i cili tashmë shfaqet pas çdo afere të qeverisë së tij e çcdo pazari sot me Edi Ramën.

Heshtja e sotme e Sali Berishës flet shumë, pasi ky ishte një rast i përseritur kur qeveria i akuton djalin për pastrim parash.

Me 2 Mars kur dhe u mbajt debati për çështjen Mcgoniga Edi Rama ia përplasi në fytyrë Berishës akuzat për pastrim parash nga djali i tij

“Zoti i ndihmoftë rrugëhumburit që vijnë pas jush me kuaj flokëkaltër dhe me autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit M.L dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që mbikëqyr Europoli”

Edhe atëherë Berisha nuk tha asnjë fjalë por duke u tërhequr zvarrë ca nga mosha e ca nga poshtërimi la sallën duke harruar Ramën dhe Mcgonigalin.

Sot e njëjta situatë, duke treguar se si këta e mbajne peng Sali Berishën, përmes dosjeve që implikojmë të birin në pastrim parash e herë e joshi me nga një leje ndërtimi për kulla e resorte turistike. Nëse si duhej për shantazh me te cilin po mundohet të shkatërroj opozitën Rama do ti çonte në SPAK këto akuza të cilat si rradhë herë i mbyllon gojën Sali Berishës.

Latest articles

Related articles