I dha hashash të miturit dhe e hodhi në TikTok. Video skandaloze, person i papërgjegjshëm!

Është prangosur një 31-vjeçar që i dha hashash një të mituri në Lezhë dhe videon e postoi në rrjetin social TikTok.

Në prangat e policisë është vënë Gëzim Avdi (Kalia). Për identifikimin e tij thotë se është interesuar personalisht ministri i Brendshëm Taulant Balla duke i kërkuar Drejtorit të Policisë së Shtetit identifikimin dhe shoqërimin e tij.

31-vjeçari shihet në videon skandaloze duke i dhënë një cigare të dyshuar hashash, një të mituri, ndërsa videon e ka postuar vetë në TikTok.

Latest articles

Related articles