Berisha bën rekurs në Gjykatën e Lartë për humbjen e gjyqit në Apel për vulën e PD

Saga e proçeseve gjyqësore për statusin juridik dhe vulën e partisë demokratike ska të sosur. Pas një beteje gati dy vite në shkallën e parë dhe atë të gjykatës së apelit.

Në shkallën e parë statusi juridik apo Vula e PD ju njoh rithemelimit ku u pranua regjistrimi statutit dhe akteve të kuvëndit kombëtar.

Me këtë vendim sishte dakord asokohe Partia Demokratike zyrtare, e cila bëri ankim në apel.

Apeli e zhbëri vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri duke e kthuer çështjen në shkallë të parë dhe duke vendosur që ky gjykim të mos bëhet më nga i njëjti gjyqtarë. Ky gjykim ende ska nisur në shkallën e parë të gjykatës Tiranë.

Relator i kësaj padi të rithemelimit në kolegjin civil të gjykatës së Lartë është caktuar gjyqtari Artur Kalaja ndërsa ende ska një datë se kur do të shqyrtohet ankimi.

Latest articles

Related articles