Unë se di çfarë iu thotë mendja deputetëve..!

spot_img
Advertisements

Nga Indrit Vokshi

Philip Reeker e Escobar i kanë thënë qartë PD-së në takime, se nëse Partia Demokratike strehon një person nongrata, ajo strehon një armik të politikës amerikane në Shqipëri. Nëse strehon ketë person, PD sdo të vijë kurrë në qeveri.
Ju bëni si të keni qejf, ka qenë mesazhi i Reeker e Escobar, verdikti amerikan është ky. O Amerikën, o armikun e Amerikës në Shqipëri. Qysh në ketë moment, çdo njeriu politik me dy gramë mend i lind nevoja për të bërë politikë dhe për të menduar, përtej historisë, përtej interesave meskine, përtej emocioneve dhe, për të garantuar vazhdimin e organizatës. A duam organizatë që mbijeton dhe qeveris apo organizatë që kryen vetëvrasje për një person, qoftë ai ish-kryetar. Këta mesa duket janë gati t’i lënë të djathtët përjetësisht zvarrë, vetëm për të mbrojtur një person.
Se çfarë ka bërë e di Sali Berisha vetë. Pati deklaruar gjysëm gjëje në televizor, pati thënë, më kanë akuzuar për komplot kundër politikës amerikane në Shqipëri.
Philip Reeker nuk është dokushdo. Mund të quhet pjesë e “Deep State” të shtetit amerikan. Ka shërbyer në Hungari, Itali, Maqedoni, ndihmës i Chris Hill në Rambuje për Kosovën, këshillëtar politik i komandës ushtarake në Hamburg, në Byronë e Euroazisë etj.
Pavarësisht përrallave me Soros që ai u jep për konsum militantëve dhe të paditurve, kjo nuk është punë Sorosi. Është punë shumë serioze e me zarar.
Dmth, sipas përrallës, ua paska dërguar provat e rreme Sorosi dhe, Reeker me shokë, “klika” e departamentit, qenkan gënjyer, spaskan pasur ata mundësi ta verifikojnë të vërtetën e provave, por paskan shpallur nongrata “aleatin e çmuar”, pa verifikuar asgjë. Kaq kaqolë na qenkan amerikanët, shpallin nongrata aleatët mbi prova të rreme? Përrallë dmth. Përrallë që ta hanë mileti.
Politika e ShBA është pro shqiptarëve. ShBA na ka dhënë diçka unikale, bombardimin e Millosheviqit dhe pavarësinë e Kosovës. Kush na i jepte ne ato përveçse Zoti i cili ua ka çuar mendjen aty. Deri sot ska asnjë shenjë se ShBA janë anti-shqiptarëve. Prandaj dikush i cili komploton për ta sabotuar politikën pro-shqiptare të Amerikës, duhet parë me dyshim. Nuk duhet ndjekur.
Kush shkon pas një sabotatori të politikës amerikane, ka probleme me formimin politik. Ose ska hiç identitet politik me ngjyrim kombëtar. Është thjesht ushtar.
Psh, disa dalin shajnë Spakun. Spaku ka 85 mijë faqe përgjime kundër krimit të organizuar. Akt më pro-shqiptar nga ShBA se sa të sakatojnë krimin e organizuar, ska.
Shyqyr Zotit sna shpall kush ndonjë luftë se për ketë lloj parlamenti, qeverie e liderësh që kemi, na i rrahin thupër. Shqipëria ka nevojë për parlament kombëtar me përgjegjësi kombëtare e shtetërore.

spot_img

Latest articles

Related articles