Kreu i një grupi kriminal arriti të vjedhë edhe brenda ambasadës Daneze në Tiranë

Nga Elton Qyno

Elton Lika dhe Saimir Kuçi tashmë i vetëvrarë, konsiderohen si drejtuesit e një grupi kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës.

Lika dhe Kuçi kanë qënë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash, të cilët do të arrestoheshin me 13 dhjetor të 2009 për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvënie.

Kulmin grupi e arriti kur hynë brenda në ambasadën Daneze në Tiranë, duke vjedhur disa materiale.Elton Lika i njohur edhe me emrin “Fajton” është një nga autorët e supervjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërtimeve Ilirjan Çela, të cilit i morën në banesë kasafortën me 340.000 Є, 5.000 £ dhe 13.400.000 lekë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009 në një apartament në katin e nëntë të një pallati të ri në rrugën “Hamid Shijaku”.

Të dy këta persona janë arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të grupit kriminal “Hijet e Natës” dhe pak vite më parë më konkretisht në maj 2011 Lika dhe Kuçi janë dënuar 12 vjet dhe 11 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me dhunë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Pesë Gjyqtarë të Krimeve të Rënda të kryesuar nga gjyqtari Bardhyl Dhamo në 2011, i vlerësuan të provuara akuzat e Prokurorisë ndaj të rinjve për vjedhjen e shumave të majme në banesa, në zyra biznesesh, si edhe në Ambasadën Daneze në Tiranë.

Gjithashtu Lika është dënuar dhe me 3.8 vite burg për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentative, dënim ky që është dhënë nga gjykata në muajin Maj 2017. Por me sa duket pas daljes nga qelia, Kuçi dhe Lika janë përfshirë sërish në vjedhjen e kasafortave.

Latest articles

Related articles