Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros sërish në Tiranë

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros ka qenë ditën e sotme sërish në Tiranë.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi ka postuar një foto me kryebashkikun Erion Veliaj, të cilët kanë pozuar në stadiumin “Air Albania”.

“Kënaqësi të kthehem sërish në Shqipëri dhe të shikoj një nga projektet e reja të shkëlqyera të Tiranës, Air Albania Stadium me Erion Veliajn!”, shkruan Soros në postimin e tij, ku shfaqet i buzëqeshur.

Kujtojmë se Alex Soros, tashmë është bërë president i Fondacionit të “Shoqërisë së Hapur”.

Latest articles

Related articles