Kjo pasi Rama ndodhet përpara detyrim-përcaktimit: a do ta anojë peshoren nga strukturat euro-amerikane të sigurisë? Apo si titullarë të organeve të sigurisë do të emërojë ata që janë garanci për krimin e organizuar?
Në histori Enveri na jep leksion. Kërcënimin e pushtetit nga Krushovi e Bashkimi Sovjetik e zgjidhi kështu: llogariti që BS do e rrëzonte duke përkrahur numrat 2 ose 3 të regjimit, nga brenda. Se nuk kishte me kë ta rrëzonte tjetër. Çfarë bëri? Mehmet Shehun e bëri kryeministër, Hysni Kapon sekretar të dytë pas vetes, Beqir Ballukun ministër të mbrojtjes. Kështu Bashkimi Sovjetik nuk pati me kë ta godasë Enverin sepse liderët e zëvëndësuesit potencialë i bleu Enveri. Kjo u quajt Katërshja e Kalcifikuar.
Edi Rama po tenton të njejtën skemë: i jep opozitës berishiste çfarë i duhet dhe e neutralizon si rrezik në mënyrë që SHBA të mos ketë instrument (opozitë) me të cilin ta godasë (pasi janë edhe nongrata). Kështu u thotë atyre, skeni me kë të negocioni tjetër përveçse me mua.
Edi Rama po mundohet të kalcifikojë një dyshe me Sali Berishën, me kusht që Sali Berisha me mekanizmat dhe mënyrat e veta të asgjësojë dhe të vrasë çdo fraksion dhe grup i cili mund të ngrihet si pro-amerikan dhe të përdoret si instrument për të goditur Ramën, Berishën dhe Metën.
Rama mbron Berishën nga çdo goditje e mundshme dhe i siguron imunitet klanit të tij. Berisha mbron mbrojtësin Rama duke akuzuar, asgjësuar e delegjitimuar si tradhëtarë çdo fraksion përtej foltores së tij të cilët mund të ndjekin axhendën amerikane për Ballkanin dhe të provokojnë ndryshime politike. Dhe kështu vazhdon ajo që është quajtur “Bashkëqeverisja informale” e Sali Berisës me Nanon dhe me Ramën.
Brenda një vendi është normë që të ketë përkrahës të klaneve vendore pasi janë pjesë e korrupsionit të tyre dhe, të ketë njerëz që mbështesin pushtetin perandorak si balancë kundër klaneve lokale.
Kurioziteti është: a munden t’i mposhtin këta SHBA brenda një vendit të NATO-s?
©️ Indrit Vokshi