Aleksandër Solzhenicini shkruan se në vitet 1920, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, krijoi “Thesarin Sekret”. Thesari do të përdorej nëse Partia rrëzohej nga pushteti. Do të përdorej për tu mbrojtur e për tu rikthyer në pushtet.
Sali Berisha e ka minuar PD-në, ka instaluar njerëz-mina. I shpërthen në momentin kur ka interes.
Njerëzit-mina janë thesari i tij sekret të cilin e ka krijuar për tu mbrojtur në kushtet e kundër-revolucionit, kur forca të brendshme apo të jashtme, tentojnë të shkatërrojnë paktin për “Bashkëqeverisje Informale” midis filialeve të PPSH-së. Bashkëqeverisje e cila pas 2002 ka funksionuar me sukses.
ShBA iu goditi skemën, ndaj “agjentët e fjetur” dhe njerëzit mina, janë aktivizuar për të përballuar e amortizuar goditjen.
Njerëzit habiten, thonë pse iksi doli kështu, pse ypsiloni mban ketë qëndrim?! Pse sot? Pse jo dje? Nuk e kuptojnë se ata janë njerëzit-mina të Sali Berishës dhe të tavolinave pas tij.
Shqipëria është krijim i fuqive europiane dhe Shoqëri Aksionere ku rrjetet ballkanike kanë përqindjen e tyre. Amerika nuk është perandori me ndikim tradicional në Shqipëri. Ndaj do i duhet një dekadë luftë për ta konsoliduar ndikimin dhe kontrollin.
Lufta po ndodh.