Detaje nga dosja e Sterilizimit – Lindjet natyrale i regjistruan me operacion

Detaje të reja nga dosja e Sterilizimit.

Në dokumentin e gjykatës thuhet se koncensioni ka llogaritur shpenzime deri në 400 milionë lekë për lindjet natyrale.

Gjithçka duke i regjistruar lindjet natyrale si të kryera me operacion dhe pajisje kirurgjikale.

Nga informacionet e dërguara nga Fondi, në parashikimin e numrit të ndërhyrjeve sipas spitaleve rezulton se nga dokumentet standarde të koncensionit, shumatorja e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale për çdo spital rezulton të jetë rreth 63 mijë në vit, ndërkohë në Aneksin 1 të kontratës së koncensionit janë parashikuar 50 mijë ndërhyrje vjetore.

Lidhur me koncensionin e Sterilizimit janë thirrur nga SPAK dy ish-ministra, ai i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ai i Financave, Shkëlqim Cani.

Latest articles

Related articles