Ditari i luftës: Beteja me dronë dhe raketa, mijëra viktima civile

Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi të gjitha 28 raketat dhe 15 dronët me të cilët Rusia sulmoi territorin e saj mbrëmë, tha Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzhny. Në sulmin e mbrëmshëm, Ukraina u sulmua fillimisht nga një seri raketash të lëshuara nga Deti Kaspik, e ndjekur nga një sulm me dron i nisur nga veriu. Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë vendin. Raportohet gjithashtu për lëshimin e raketave në drejtim të rajonit Odesa në jug të Ukrainës.

Nga ana tjetër, autoritetet ruse thanë sot se ushtria arriti të zmbrapsë sulmet me dronë në disa rajone gjatë natës, por disa kaluan, duke shkaktuar dëme në një aeroport ushtarak.
Disa avionë të rëndë të transportit ushtarak janë dëmtuar në një sulm me dron në aeroportin në qytetin veriperëndimor rus të Pskov, thanë autoritetet lokale.
Ushtria refuzoi një sulm me dron, njoftoi sot në mëngjes në Telegram guvernatori i Pskov, Mikhail Vedernikov. Ai publikoi një video të shkurtër në të cilën dëgjohet një shpërthim dhe shihet zjarri mbi aeroport. Ndërkohë, disa sulme të tjera nga dronët ukrainas u zmbrapsën gjatë natës, duke përfshirë rajonin e Moskës, Bryansk dhe Oryol, dhe në Gjirin e Sevastopolit të Krimesë, sipas zyrtarëve rusë.
Gjatë natës, mbrojtja ajrore zmbrapsi me sukses një sulm nga dronët ukrainas në gjirin e Detit të Zi, tha për Telegram këtë mëngjes Mikhail Razvozaev, guvernator i Sevastopolit i emëruar nga Moska, pa dhënë detaje mbi numrin dhe llojin e objektivave të shkatërruar.Ukraina ka 18 muaj që mbrohet nga pushtimi rus me ndihmën e Perëndimit. Moska ka përdorur drone Shahed të prodhuar nga Irani për të bombarduar vendin fqinj për muaj të tërë.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se numri i përgjithshëm i civilëve të vdekur në Ukrainë është 9.511 persona. Sipas organizatës, numri i përgjithshëm i viktimave civile si rezultat i pushtimit të plotë të Rusisë, i cili filloi në shkurt 2022, është 21.717.Misioni monitorues i OKB-së në Ukrainë tha se nga 1 deri më 27 gusht, 585 civilë vdiqën në sulmet, duke përfshirë pesë fëmijë.

Numri aktual i të vdekurve besohet të jetë shumë më i lartë pasi ende nuk ka informacione nga disa vende ku luftimet janë intensive.OKB-ja tha gjithashtu se shumë numra të tjerë të vdekjeve duhet ende të verifikohen.

Sipas të dhënave të fundit të Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë që prej 24 shkurtit 2022, 503 fëmijë vdiqën dhe më shumë se 1.117 u plagosën.

Latest articles

Related articles