Edi Rama në konferencën për shtyp: Në këtë periudhë kemi patur mesazhe shumë të rëndësishme nga sistemi i ri i drejtësisë, gjë që e kam vlerësuar përmes rrjeteve sociale. Kemi pasur edhe një situatë le të themi të inflamuar për shkak të problemit me drejtësinë të kryebashkiakit të zgjedhur në Himarë. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë: drejtësia e re në Shqipëri duhet të bëjë dertyrën e saj. Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme se sa mbrojtja me të njëjtën mënyrë si kemi vazhduar në raste të tjera me qetësi e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Asnjë lloj interference nuk do të gjejë përkrahje.. ne nuk ndërhyjmë në sistemin e drejtësisë, nuk i komentojmë, nuk presim asgjë tjetër vetëm të zbatojën ligjin. Nuk kemi asgjë tjetër për t’u dhënë atyre përveç mbështejtes pa kushte na pëlqen apo jo, është e panegociueshme.


