Aksidenti te Liqeni, pronari i makinës: Emiljano Nina pas përplasjes fjeti gjumë!

spot_img
Advertisements

Zbardhet dosja e aksidentit tek diga e Liqenit Artificial! Shoferi i arrestuar, Eldi Allushi s’ka qenë fare në makinë.

Ajo drejtohej nga Emiliano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.

Eldi Allushi: Si tregova policisë se s’doja ti bëja keq Emilianos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marre një shoqe dhe unë ja dhashë.

‘Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua s’më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë qe do paraqitem vetë në polici.

Për 5 ore nuk u paraqita në polici pasi kisha frikë, automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë’- ka deklaruar Eldi Allushi.

Hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se s’ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre.

Ky deklarim ka rezultuar alibi per te fshehur te vërtetën e aksidentit, masa nesër ne gjykate ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg për kryerje te veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës

spot_img

Latest articles

Related articles