Do ju duhet të mendoheni dy herë nëse dëshironi të blini apartament në kryeqytet, çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë pësuar rritje.
Vlera për m2 e pronave në kryeqytet ka pësuar rritje galopante teksa është publikuar edhe lista e re me çmimet e reja tejet të kripura për apartamentet sipas çdo zone në qytetin kryesor të Shqipërisë.
Nga lista vihet re se është zona e ish-Bllokut ajo e cila ka vlerën më të lartë të pronave, por vihet re edhe një rritje e frikshme në çmime për m2 në zonat që dikur cilësoheshin si dytësore në kryeqytet.
Në zonën e ish-Bllokut, vlera e një apartamenti kushton mbi 2.2 milion lekë për m2, pasuar nga zona e Shallvareve me 1.9 mln/m2, apartamentet tek zona e Stadiumit Dinamo me mbi 1.7 milion lekë për m2, zona e Liqenit dhe e Myslym Shyrit me 1.5 mln/m2, Pazari i ri mbi 1.4 mln/m2 etj, shkruan joq.
Zonat si Liqeni, Fusha e Aviacionit, Farka, Petrela, Dajti, Kashari, etj kanë një diferencë të frikshme në rritje çmimesh kohët e fundit duke nisur nga mbi 500 mijë lekë/m2.



