Drejtoresha e re e Kadastrës Shqiptare, Dallëndyshe Bici ka reaguar për herë të parë pas sulmeve, akuzave dhe denoncimeve se sistemi i Kadastrës është zhytur në një kolaps të plotë, teksa zyrtarë në këtë institucion po japin dorëheqjen.
Bici pranon problematikat si vonesa dhe ngërçe, por thotë se gjithçka është në kuadër të një “riinxhinierimi” që do e shkëpusë Kadastrën nga historitë e mitmarrjes dhe korrupsionit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bici drejton gishtin nga ata që i quan “grupe interesi” dhe thotë se dëshirojnë dështimin e Kadastrës



