Megjithatë, nuk ka informacione të menjëhershme e të qarta nëse Yevgeny Prigozhin ndodhej në avion.
“Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer që ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, mes tyre ishte edhe emri i Yevgeny Prigozhin-it”, thanë zyrtarët e Rosaviatsia-s.
Më herët agjencia TASS njoftoi se dhjetë persona kishin vdekur pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë në veri të Moskës. Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Kjo ngjarje është në zhvillim e sipër. Lajmi do të përditësohet me daljen e informacioneve të reja.