GJKKO kërkon shpalljen e pavlefshme të kontratës së sterilizimit

Seanca në GJKKO për të arrestuarit
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar shpallejn e pavlefshme të kontratës së sterilizimit, pas shkeljeve që të konstatuara nga SPAK.

Sipas vendimit “Gjykata bazuar në nenin 41 të Ligjit Nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionarëve publikë”, nën titullin “Autoritetet përgjegjës për parandalimin, kontrollin dhe zgjidhjen e gjendjeve të konfliktit të interesave”, ku parashikohet shprehimisht se: 1. “Autoriteti qendror përgjegjës për zbatimin e këtij ligji është Inspektorati i lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave dhe që përmendet në këtë ligj me shkurtimin “Inspektorati i Lartë”.

Inspektorati i Lartë vihet në lëvizje me kërkesë të institucioneve publike, palëve të interesuara dhe kryesisht me nismën e tij”, çmon se ky vendim duhet t’i komunikohet Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në përfundim të hetimeve paraprake, me qëllim marrjen e masave për ndjekjen e rrugës ligjore të hetimeve për konstatimin e pavlefshmërisë së Kontratës Koncesionare datë 02.12.2015 të lidhur midis Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësuar nga Ministri z.Ilir Beqaj dhe shoqërisë Saniservise sh.p.k përfaqësuar nga administratori z.Admir Daca”.

Për koncesionin e sterilizimit janë vënë në pranga 8 persona, mes tyre edhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

SPAK nisi hetimet për koncesionin mbi 100 milionë euro, pas denoncimeve se ky projekt ishte panevojshëm, si dhe shkaktoi më shumë probleme në sistemin shëndetësor, ndër to edhe rritjen e kostos së operacioneve.

Latest articles

Related articles