Anija kozmike ruse Luna-25 u rrëzua në Hënë pasi u rrotullua në një orbitë të pakontrolluar, siç njoftoi sot agjencia ruse e hapësirës Roskosmos.
“Sipas rezultateve të një analize paraprake, për shkak të devijimit të parametrave aktualë të shtytjes nga ato të llogaritura, anija kozmike Luna-25 kaloi në një orbitë jashtë dizajnit dhe u shkatërrua si rezultat i një përplasjeje me sipërfaqen e Hënës”, thuhet në deklaratën e Roskosmos.
Sipas mediave të huaja, anija u lëshua më 11 gusht nga kozmodromi Vostochny, ndërsa në datën 16 të muajit ka hyrë në orbitën e Hënës.
Anija kozmike ruse ishte planifikuar të ulej në polin jugor të Hënës të hënën për të kërkuar ujë të ngrirë.
Ky do të ishte misioni i parë në 50 vitet e fundit nga ana e Rusisë që do të ndërmerrte një mision të tillë.



