Agron Shehaj, i cili prej kohësh është pozicionuar si një nga politikanët më aktivë në mbrojtje të pronave private dhe kundër ndërhyrjeve që, sipas tij, cenojnë interesat e qytetarëve, nuk ka reaguar deri më tani për ngjarjet e fundit në Zvërnec.
Përplasjet e djeshme mes protestuesve dhe forcave të policisë që mbështesnin një grup talebanësh, të cilat rikthyen në vëmendje debatin mbi zhvillimet në zonë, nuk kanë marrë asnjë koment publik nga ish-deputeti i Vlorës.
Kjo heshtje bie në kontrast me qëndrimet e tij të mëparshme në raste të ngjashme.
Në Rrjoll, Shehaj ishte personalisht në terren, mori pjesë në protesta dhe e vendosi çështjen në qendër të komunikimit të tij publik.
Mungesa e një reagimi për Zvërnecin ka nxitur pyetje nëse kemi të bëjmë me një ndryshim qasjeje politike apo me një zgjedhje të vetëdijshme.
Shumë qytetarë e kanë pyetur publikisht: Pse mungon Agron Shehaj në një kauzë që duket e ngjashme me ato që ka mbështetur më parë?



