Ka mbërritur në Ambasadën e SHBA në Tiranë, i Ngarkuari i ri me Punë, David Wisner.
Ai është pritur nga ekipi i ambasadës amerikane, në një ceremoni prej ku u shpreh se është i nderuar të shërbejë në Shqipëri.
“Ambasada do të vazhdojë të ndërtojë partneritetin e saj me Shqipërinë për të çuar përpara demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit”, tha Wisner.
“Ekipi i Ambasadës së SHBA në Tiranë priti sot në Shqipëri të Ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij.
Z. Wisner tha se është një nder të shërbejë në Shqipëri dhe ai pret me kënaqësi të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e saj të jashtëzakonshme. Ambasada do të vazhdojë të ndërtojë partneritetin e saj me Shqipërinë për të çuar përpara demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë