“Të shqetësuar për ndërhyrjet në sistemin TIMS”- I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA takohet me ministrin Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell.

balla

Me anë të një postimi në rrjete sociale ambasada ka zbardhur edhe diskutimet mes dy zyrtarëve të lartë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se “McDowell shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë”.

McDoëell i shprehu gjithashtu ministrit se SHBA është e gatshme të mbështesë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit Shqiptar në hetimin e tyre.

Reagimi i ambasadës

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDowell u takua sot me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ata diskutuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e zbatimit të ligjit dhe mbështetjen për një sërë çështjesh të lidhura me sigurinë. I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre.

Latest articles

Related articles