PD reagon për dhunën policore: Shterojnë ujin dhe dhunojnë njerëzit. Mos provokoni më dibranët

Antari i kryesisë së PD, Xhemal Gjunkshi përmes një komunikimi publik ka reafuar për dhunën policore në në Maqellarë të Dibrës ku Qeveria dhe bashkia synon të ndërtojë ujësjellësin, duke rrezikuar ekzistencën e burimeve të ujërave të fshatit Kërçisht i Epërm.

Ky pushtet kërkon të zgjidhë çdo çështje me dhunë dhe korrupsion. Rasti flagrant i radhës po ndodh në Maqellarë të Dibrës ku Qeveria dhe bashkia synon të ndërtojë ujësjellësin, duke rrezikuar ekzistencën e burimeve të ujërave të fshatit Kërçisht i Epërm. Banorët nuk janë kundër investimeve për furnizim me ujë, por projektet nuk mund të kryhen duke shkatërruar ekosistemin dhe burimet ujore, si dhe duke injoruar, pa bërë asnjë diskutim me ta. Banorët e nderuar të këtij komuniteti i njoh shumë mirë dhe e di si askush tjetër dashurinë dhe kujdesin e tyre për natyrën e mrekullueshme të malit të Kërçinit, burimet e të cilit ky ujësjellës i shteron pa kriter.
Dua të denoncoj me forcë dhunën që pjesëtarë të caktuar të forcave të rendit po ushtrojnë mbi banorët dhe vecanërisht mbi disa nëna dhe gra, të dëshmuara sot dhe në portale. Kjo sjellje është e patolerueshme dhe me këtë rast i bëj thirrje zonjës Balluku që të mos kujtohet për banorët e Maqellarës vetëm për tu marrë votat, por të këshillohet me ta dhe ti dalë për zot nënave dhe zonjave dibrane. Ato nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa të mbrojnë burimet e ujit, me të cilët sigurojnë shum aspekte të jetës dhe i mbrojnë ato dhe si një pasuri shekullore që u përkasin gjithë dibranëve dhe jo vetëm.

Latest articles

Related articles