Nga Alban Daci
Ngjarjet në Shqipëri, përtej mosbesimit që kishin me të drejtë qytetarët kanë hyrë në fazën e efektit domino. Ky pushtet ashtu siç erdhi ashtu edhe po shkon! E kam thënë dhe e po e rithem ky pushtet nuk do të bjerë nga rregullat e zgjedhjeve të lira e demokratike e as nga protestat e qytetarëve, sepse ky i fundit përballë makinerisë dhe sistemit është i pafuqishëm për të ndryshuar realitetin. Ky sistem, ashtu siç e kam thënë më parë do të bjerë për shkak të zullumeve të tij dhe në përballje me drejtësinë. Është folur shumë për drejtësinë e re shqiptare e qytetarët ndoshta kanë pasur deri diku të drejtë që të mos ishin besues, sepse nuk kishte pasur asnjë precedent të mëparshëm të ndëshkueshmërisë në nivelet e larta dhe dikujt si një ëndërr e largët ose e pamundur se një ditë ndëshkueshmëria do të bëhej realitet edhe në nivelet më të larta që më parë as nuk e kishin imagjinuar dhe as besuar qytetarët.
Anekdota se e gjithë klasa politike e ka dashur reformën në drejtësi është e bukur, por jo e vërtetë. Në fakt, shumica e kësaj klase politike ishte e detyruar nga SHBA dhe BE që ta bënte reformën në drejtësi përtej dëshirës. Sulmet e vazhdueshme ndaj drejtësisë të ardhur nga politika ka qenë të qëllimshme për ta deligjitimuar këtë proces ose si tentativë naive për të sulmuar para kundërshtarin e me shpresën për të shpëtuar veten. Tashmë, nuk ka dyshime se investimi i SHBA dhe BE në reformën në drejtësi, jo vetëm që ka rezultuar i dobishëm dhe i drejtë, por tashmë kemi një drejtësi që siç duket qartë, jo vetëm është e pavarur, por është hapur përballë politikës dhe më e fortë se kjo e fundit.
Pra, drejtësia jo vetëm që nuk po kontrollohet më nga Politika, po kjo e fundit tashmë është e pafuqishme ndaj saj dhe po ashtu objektivi kryesor i funksionimit. Kam thënë me kohë se Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në atë që njihen në Itali, “Mani Pulite”! Ngjarjet e nxehta të kësaj vere po të nxehtë si dhe të tjerat që do të vazhdojnë në muajin në vazhdim do e vërtetojnë këtë.
Në një sistem politik të konsumuar, të bërë pisë në çështje që lidhen me korrupsion madhor, e vetmja që duket më e favorizuar është PD, që për fat të mirë tashmë ka bërë një ndarje me të kaluarën dhe kryetari i saj i sapo zgjedhur z. Basha, po dëshmon një vullnet të fortë politik për të luftuar fenomenet e korrupsionet qoftë nga radhët e pushtetit apo edhe nga radhët e asaj që vetë quhet pjesë opozitare në vend.
Z. Basha është sulmuar për shkak të qëndrimeve të tij të guximshme që filluar në shtator të 2021 dhe me të tjerët në vazhdim. Basha u sulmua egërsisht dhe qëllimisht sikur të ishte tradhtari i demokratëve. Koha po i jep të drejtë dhe do e forcojë edhe më shumë rolin e rëndësishëm dhe meritën më të madhe që Basha i bërë PD dhe demokratëve. Ai me qëndrimet e tij, shumë herë edhe të vështira kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm që PD të shpëtonte nga zhdukja politike dhe tashmë po kthehet alternativa e vetme e shëndosh në një mjedis që politik 30 vjeçar që do të goditet rënda nga përballja reale me drejtësinë.
Nëse, Basha nuk do të kishte mbajtur qëndrimet që duhet të mbante, PD do të rrezikonte të mos ekzistonte më ashtu siç ndodhi me partitë tradicionale në Itali, pas “Mani Pulite”. PD jo vetëm që do të mbijetojë, por mbetet alternative kryesore në vend për të rrëzuar sistemin dhe për të garantuar një të ardhme të merituar të Shqipërisë.
Pushteti aktual nuk ka më as moral dhe as mundësinë politike që të vazhdojë të mbijetojë dhe të vazhdojnë qeverisjen e vendit. Në një vend demokratik kam thënë se pushteti duhet të ishte larguar me vullnetin e saj pas ngjarjeve që kanë ndodhur në mënyrë koherente që nga ardhja në pushtet e deri në ditët e sotme. Megjithatë, këto lloj pushtetesh të kthyera në sistem nuk largohen as me vullnetin e lirë e as me zgjedhje të lira. Tashmë ka mbetur vetëm një rrugë që e largon këtë sistem politik, besimi i qytetarëve tek drejtësia e re.
Reagimet e Bashës, dhëmbë për dhëmbë, por edhe reagimet e PD që kanë të bëjnë që me kohën para se të hynte në krizë, por edhe tashmë edhe pas rikthimit të tij dëshmon faktin, se PD ka moralin dhe forcën të përballet me fenomenet e korrupsionit që kanë sjellë varfërimin e qytetarëve e për pasojë edhe largimin e tyre thuajse në një eksod të ri që fillojë pas 2013 deri në ditët e sotme.
PD, ka detyrim moral e politik që të qëndrojë në lartësinë e duhet dhe në duar ka vetëm një letër pokeri: Asin! Çfarë do të thotë kjo? PD ka vetëm një mundësi të ofrohet si një ofertë politike e rinovuar, e pastruar dhe vendosur për të sjellë një qeverisje me një Shtet të Drejtësisë të shëndoshë dhe me një model transparence që në të kaluarën kanë munguar.
PD, ka misionin e saj tu riktheje sovranitetin qytetarëve dhe këtë sovranitet ta mbrojë si në politikën e brendshme edhe në atë të jashtëm. Për PD, qytetarët dhe Shqipëria duhet të jenë të parat dhe pastaj duhet të vijnë proceset e tjera. PD, duhet të përgatitet seriozisht për të ardhur në pushtet si një alternativë reale dhe e ndryshme nga ato që kanë njohur shqiptarët për 30 vjet. Kjo ditë është shumë pranë!