Broja, pas Milanit edhe Roma kërkon yllin kuqezi

Në Itali janë “të dashuruar” me Armando Brojën. Pasi Chelsea refuzoi të pranonte një ofertë nga Milani për huazimin e 21-vjeçarit kuqezi, në sulm për të është hedhur një tjetër ekip i Serie A.

Sipas SkySport, Roma është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të kombëtares, pasi ka hasur në vështirësi për të shkuar te Duvan Zapata i Atalantës.Verdhekuqtë e drejtuar nga Jose Mourinho kanë kërkuar informacion për Brojan, pasi ka mbyllur marrëveshjen me PSG për të transferuar Leandro Paredes dhe Renato Sanches.

Skuadra e kryeqytetit italian do ta kërkojë sulmuesin në formë huazimi, por për momentin “Blutë e Londrës” nuk janë të hapur ndaj kësaj formule.

Njëherësh, Roma po vlerëson edhe situatën e Ëillian José, sulmuesi qendror që është në pronësi të Betis Sevilla.

Latest articles

Related articles