Policia italiane patrullë në bregdet shqiptar

Një fluks i madh turistësh italianë ka bërë që plazhet e Shqipërisë këtë vit të mbushen si asnjëherë më parë.

Por nuk janë vetëm turistët ata që këtë verë ecin në qytetet bregdetare shqiptare.

Edhe disa efektivë të policisë italiane ndodhen në vendin tonë, ku në bashkëpunim me policinë e shqiptare punojnë për të garantuar një sezon veror sa më të qetë.

“Njësia Policore Detare vijon prezencën e saj në të gjitha plazhet e vendit, ndërsa në disa prej tyre janë prezentë edhe kolegët e policisë italiane. Pushime të bukura”, shkruan ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Prej disa vitesh tashmë, një numër i vogël i policëve italianë vjen çdo verë në vendin tonë, në bazë të një marrëveshjeje nënshkruar nga dy vendet.

Latest articles

Related articles