Qëllon me armë gruan, të birin dhe policinë. Ekzekutohet nga RENEA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesarake të Malqit, ku gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm një 62-vjeçar, i identifikuar si Ramiz Muçollari, ka qëlluar me thikë në këmbë të shoqen, si dhe ka lënë të plagosur të birin pasi e ka goditur me sende të forta në kokë.

Ndërsa dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Korçës, policia ka mbërritur në banesën e autorit, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ky i fundit është mbyllur brenda, ndërsa ka hapur zjarr ndaj efektivëve.

Në ndihmë të policisë lokale ka mbërritur edhe RENEA, teksa për rreth 8 orë është bërë përpjekje për të negociuar me autorin për t’u dorëzuar, por ky i fundit ka refuzuar.

Mëngjesin e sotëm RENEA arriti të futej deri në katin e dytë të banesës së tij ndërsa ai qëndronte i fshehur në papafingo. Pas disa tentativash, RENEA ka mundur që ta lokalizojë autorin, por sërish mes tyre, sipas policisë, ka pasur përplasje me armë, e si pasojë Muçollari ka mbetur i vrarë.

 

DËSHMI

Fqinjët e 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari,i cili u ekzkutua nga forcat speciale RENEA, kanë treguar detaje nga ngjarja.

Ata shprehen se kryefamiljari kishte goditur gruan me thikë dhe djalin me tytën e armës rreth orës 10 të mbrëmjes së të premtes (11 gusht) dhe më pas, rreth orës 11:00 kanë dëgjuar të shtënat me armë.

“Rreth orës 11 të natës filloi që të qëllonte. Siç më thanë persona të afër të tyre, kishte goditur bashkëshorten me thikë ndërsa të birin me tytën e armës që kishte. Pastaj filluan të shtënat. Ka qenë njeri i qetë, ka pasur shqetësime mendore 6-7 vite më përpara. Por i filluan sërish me vonë. Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, drogë. Nuk ka pasur probleme me ne në fshat. Në lagjen tonë s’ka pasur kurrë probleme të tilla”, tha një nga fqinjët.

Më pas shtoi: “Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, a pinte drogë nuk e di. Ka pasur probleme, u bë mirë kohët e fundit, ishte njeri i qetë. Ngjarja ka nisur mbrëmë rreth orës 9-10, kishte goditur të shoqen dhe të birin, më pas ka nisur të qëllojë me armë”

Latest articles

Related articles