Drejtësia e kapur “grusht” tjetër vdekjeje Armandos, po mbrojnë autorin dhe po “vrasin” të vërtetën!

Nga Igli Çelmeta

Sot doli para gjykatës së Vlorës, autori i vrasjes së Armando Meshaut, por nga dosja që kishte përgatitur prokuroria kuptova që çdo gjë ishte kopsitur, jo për të bërë drejtësi, por për të mbrojtur autorin, djalin e anëtares së KLP (Këshillit të Lartë të Prokurorisë).
Në videon e ngjarjes pamë vetëm veprimet se çfarë ndodhi mes Armando Meshaut dhe Rei Metës, por pa ditur se çfarë kanë debatuar ata me njëri-tjetrin, nuk mund të themi që Armando e goditi i pari dhe të shfajësohet autori. Jo, kjo është padrejtësi!

Video nuk ka zë, asnjë diskutim i Armandos me autorin atë ditë nuk është me audio, por prokuroria ka marrë si bazë fjalët që ka thënë autori në dëshmi se çfarë ka debatuar me viktimën. A tregon autori të vërtetën për krimin që ka kryer? Si mund ta bazohet organi i akuzës vetëm në fjalët e autorit? Po ashtu prokuroria ka marrë për bazë edhe dëshmitë e dëshmitarëve, të cilët me aq sa kanë dëgjuar nga debati, kanë treguar se çfarë debatuan viktima me autorin. Por, a mjaftojnë kaq “prova” jo bindëse, që prokuroria te caktojë akuzën e veprës penale “vrasje nga pakujdesia”?

Duhen prova të pakundërshtueshme, prokuroria duhet të zbulojë së çfarë i tha vërtetë autori viktimës kur iu afrua aq afër kur ky i fundit ishte ulur në kompjuter. Duhet me prova me audio i gjithë komunikimit mes viktimës dhe autorit.

-Prokuroria duhet të zbardhë të gjitha tabulatet telefonike mes viktimës dhe autorit, për të parë si ka nisur konflikti dhe a ka pasur kërcënime.
-Prokuroria duhet të zbulojë pse shkoi autori në Vlorë ditën e ngjarjes, pikërisht në vendin ku ishte Armando?
-Prokuroria duhet të shohë dhe të këqyrë të gjitha dokumentet e pronës që u bë shkak për sherrin.
Duhet të bëhet drejtësi për Armandon, i cili la jetim 3 fëmijë.

Latest articles

Related articles