Vuçiç thirrje të hapur për ndihmë tek rusët dhe kinezët. Presioni amerikan po shtohet


Nga Sebastian Zonja

Mbrëmjen e së enjtes, presidenti serb Aleksandër Vuçiç bëri thirrje të hapur për ndihmë tek rusët dhe kinezët. Presioni amerikan po shtohet.
Gjatë intervistës në median e akuzuar si proruse dhe që përhap propagandën ruse në Ballkan “Hepi TV” (Happy TV), ai tha:

1. Do shkoj në tetor në Pekin të takohem me partnerët tanë më të rëndësishëm.
Në Pekin, në tetor, do të organizohet samiti për Rrugën e
Mëndafshit ku do të jetë edhe presidenti rus Vladimir Putin.

2. Duam të shkojmë në Bashkim Evropian, por do shohim çfarë ndodh nëpër botë. Kina ishte afër nesh në ditët më të vështira.
Më herët, Vuçiçi ka thënë se 85 % e serbëve e duan Rusinë dhe e mbështesin atë.

3. Perëndimi po na thotë bëhuni modern, por të na dobësojë ekonomikisht të na ketë në dorë.
Propaganda ruse në Ballkan dhe Afrikë është se Perëndimi veç vjedh për të të skllavëruar.

4. Kancelarja Merkel ishte e mirë, këta tani po bëjnë shumë presion.
Medie të shumta gjermane e akuzojnë kancelaren Merkel për fuqizim të Rusisë me politikat e saj. Sipas tyre, me paratë që jepte për gazin rus, duke mbyllur edhe centralet bërthamore në vend, ajo shtoi oreksin e ariut siberian pë të korruptuar më gjerë politikën evropiane. Procesi i Berlinit u pa si një përpjekje gjermane për të nxjerrë jashtë lojës amerikanët në Ballkan, ndërsa ata u kundërpërgjigjën me Ballkanin e Hapur.

5. Do i jap koncesione për litiumin francezëve dhe gjermanëve.
Në Serbi janë zbuluar sasi të mëdha litiumi që shërben për ndërtimin e baterive. Aktualisht po bëhet një betejë e fortë mes Kinës dhe Evropës për këto sasi të mëdha litiumi. Vuçiçi po kërkon t’u jap të gjithëve nga pak, ndërsa është bërë porta më e rëndësishme kineze në Ballkan.

6. Ata që thonë se është problem shumë i madh mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, janë të shitur (duke aluduar për agjenturë kroate)
Në mediet vendase, çdokush që kundërshton politikat e Vuçiçit del agjent kroat. Pak a shumë ndodh edhe te ne duke akuzuar për agjent serb e grek këdo që nuk mendon si pushteti.

7. Ne kemi parime dhe jemi seriozë. Duam veç miq kudo. Nuk do t’u shërbejmë interesave të të tjerëve.
Serbia kërkon të luajë në politikë modelin francez që thotë se nuk ka miq në marrëdhëniet ndërkombëtare, por veç interesa. Një gjë të tillë e arriti Tito me ndihmën e amerikanëve e më pas kinezëve. A do t’ja dal dot Vuçiçi?

8. Ne jemi populli i lirisë!
Serbia është e rrethuar nga vende të NATO-s. Kjo është shprehje që po përdoret gjerësisht nga autokratët, ngjashëm me shprehjen që vinte dikur nga Moska “shumica e heshtur”.

Latest articles

Related articles