Me armën gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari i rrezikshëm në Durrës (EMRI)

Një 36-vjeçar është vënë në pranga në Durrës. Dritan Memolla u kap duke lëvizur i armatosur nëpër qytet. Ai kishte një pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë për komunitetin.

Policia thotë se në fakt 36-vjeçari duhej të qëndronte në shtëpi sepse ishte me masën e sigurisë arrest shtëpie. Kjo vendosur pas një aksidenti rrugor me pasojë vdekjen.

Por Memolla kishte vendosur të dilte një xhiro në këmbë, por u pikas nga autoritetet.

Përveç kësaj ai ka precedentë të theksuar kriminal për krime në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë edhe N. K., 56 vjeç e K. K., 22 vjeç (babë e bir), të afërm të 36-vjeçarit.

Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe po shoqëronin Memollën kur u kap nga Policia.

Latest articles

Related articles