Amarildo Nikolli (Xhanej), 35-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë në Vlorë, dyshohet së është një vrasës me pagesë. Ndaj dhe në Vlorë, kishte shkuar për të “mbyllur” një porosi në afërsi të komplesit “Oslo”. Gazetari Enton Qyno shkruan për “Ora News” se i riu nga Shkodra është kapur afër një pastiçerie që ndodhet afër komplesit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt.
Gjuajtësi me pagesë rezulton të ketë precedentë të mëparshëm në Itali, por në Shqipëri nuk ishte i skeduar.
Megjithatë nuk ishte i vetëm. Në Vlorë, “gjuajtësi” shoqërohej në pastiçeri dhe nga dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, të cilët janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, por ende nuk janë identifikuar me emër. Sapo kanë parë mikun e tyre të prangosur, të dy shoqëruesit janë larguar me vrap.
Edhe pse efektivët e policisë i kanë ndjekur, nuk kanë mundur t’i arrestojnë.
Vetë Amarildo Nikolli gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të flasë dhe të tregojë se kë kishte për qëllim që të qëllonte, e mbi të gjitha, për llogari të kujt. Aktualisht ai është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg”