“Nuk mund të bëni më opozitë”, ish-kryeredaktori i Syrit: Foltorja është në kurth, Rama i ka mbytur me favore

Ish-kryeredaktori i Syri.net, Leonard Quku, ka bërë një reagim për kullën më të lartë që do të ndërtohet në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Gazetari thotë se duhet lënë mënjanë sesa kate është kulla, por duhet të shqetësohemi për kompromentimin nga ‘hambari i pushtetit’ ndaj njerëzve që deri dje hiqeshin sikur kishin monopolin e opozitarizmit.

Quku thekson se Foltorja është në kurth e ndoshta nuk e ka kuptuar ose bën sikur nuk e kupton, pasi Rama i ka mbytur me ndere dhe favore. Gazetari thekson se është e kotë ta sfidosh Ramën dhe Veliajn me anulime lejash, pasi e kanë më të lehtë t’i dekonspirojnë dhe të nxjerrin emrat e atyre që kanë kullën në realitet.

“Që të jemi të qartë, nga njëra anë mua s’më shqetëson fort nëse një copë e opozitës bëhet me kullë 64 kate apo jo. Më shqetëson kompromentimi që i bën hambari i pushtetit njerëzve që deri dje hiqeshin sikur kishin monopolin e opozitarizmit. Kullën ta gëzojnë ata që e kanë, por opozitë nuk mund të bëni më. Dhe një këshillë, mos i sfidoni kot Ramën dhe Veliajn me anulime lejesh se ata e kanë më të lehtë t’ju dekonspirojnë dhe të nxjerrin emrat e atyre që kanë kullën në realitet se sa të shfuqizojnë një leje për të cilën deri tani janë paguar vetëm taksa e % mbi 20 mln euro (investimi llogaritet 200 mln euro)! Jeni në kurth, por ndoshta s’e keni kuptuar ose e dini, por thjeshtë nuk ju plas se përfitimet janë shumë herë më të mëdha se impakti që kjo sjell te opinioni publik!”, shkruan Quku në rrjetet sociale.

Latest articles

Related articles