• Moti në Shqipëri ka marrë një kthesë të papritur ditën e sotme.
• Kjo pasi nga ditët e nxehta dhe me diell, koha është vrenjtur dhe në disa qytete kanë nisur reshjet e shiut.
• Kjo ka bërë që pushuesit të largohen nga plazhet në vend.
• Ndërkohë që reshjet e shiut në disa nga portet në vend kanë bërë që të vështirësohen lundrimet e anijeve dhe trageteve.
• Policia Kufitare e Vlorës u ka bërë thirrje anijeve që të kenë kujdes, pasi dallgët do të rritën dhe mund të rrezikojnë jetën e tyre.
• Të njëjtën thirrje ka bërë policia kufitare e Shëngjnit.