Instituti Mbretëror Belg i Shkencave të Natyrës (RBINS) njoftoi se në brigjet e Perusë ka gjetur mbetjet e kafshës që supozohet të ketë qenë më e rënda që ka jetuar ndonjëherë në Tokë, një specie e lashtë balene.
“Perucetus colossus, i cili notoi në brigjet e Perusë së sotme 39 milionë vjet më parë, konkurron me balenën e kaltër për titullin e kafshës më të rëndë ndonjëherë”, thuhet në deklaratën e RBINS.
Paleontologët, përfshirë Olivier Lambert të RBINS, vlerësojnë se ndërsa një balenë e kaltër mund të peshojë midis 100 dhe 190 tonë, gjitari detar i zhdukur që u zbulua së fundmi peshon midis 85 dhe 340 tonë.
Hulumtimet shkencore tregojnë se balenat kishin fazë të rritjes më ekstreme në periudhën e hershme të evolucionit të tyre.