Vajza u gjet e pajetë te ‘Ura e Dajlanit’, reagon deputetja e PD: E trishtë! Sistemi i drejtësisë të…

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e grupit të grave parlamentare, Merita Bakiu ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares, Luljeta Prevza të ura e ‘Dajlanit’ në Durrës, të cilën e ka quajtur si ngjarje ‘ulëritëse për shoqërinë e familjen’.

Në një postim në Facebook, Bakiu shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, teksa ka ngritur shqetësimin për vrasjen e grave.

Sakaq i bën thirrje sistemit të drejtësisë për më shumë kujdes, dhe përgjegjësi për të mos pasur vendime të anuara.

Postimi i plotë:

Vrasja e grave në këtë vend është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë.

Është drithëruese dhe keqardhëse. Është trishtuese dhe ulëritëse për shoqërinë e familjen.

Për një nënë sot jeta nuk do të jetë më e njëjtë… Një grua tjetër diku aty në mesin tonë e cila dhunohet dhe ka frikë të reagojë e denoncojë do të flejë e shqetësuar me mendimin se nesër edhe ajo mund të ketë të njëjtin fat.

Thirrje sistemit të drejtësisë për më shumë kujdes, përgjegjësi e profesionalizëm; për të mos pasur vendime të anuara e të motivuara apo vonesa të paarsyetuara që prodhojnë viktima e dhunues.

Ngjarje të tilla tregojnë se ka dështuar shoqëria, drejtësia, Policia, institucionet.

Ngushellime familjeve të viktimave.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!

Latest articles

Related articles