“Shumë zemra u bënë bashkë në kohë rekord, më dhatë frymë” – Eni Jani Fuga ka 2 fjalë

TIRANË- Pas ditëve të vështira në spital, aktorja Enerjeta Jani Fuga ka falenderuar të gjithë ata që ndihmuan për kryerjen e operacionit të bashkëshortit të saj, aktorit Genci Fuga. Përmes një postimi në “Facebook”, aktorja i ka falenderuar me emër të gjithë ata që i qëndruan pranë në momentet e vështira, ndërsa ndau dhe pak detaje lidhur me gjendjen e bashkëshortit të saj. Sipas saj, operacioni deri më tani ka dalë me sukses, por rikuperimi do të jetë një tjetër proces më vete.

“Genci, me zotin para dhe me gjithe dashurine e njerezve ne te dy do kemi nje rruge te veshtire perpara… por ashtu sic duhet sepse shume njerez me bujarine e tyre e kane bere te mundur qe kete rruge ta kemi te perballueshme. Te dashur miq, te njohur dhe te panjohur, sidomos ju te panjohur qe madheshtine e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatine per te. Ju drejtohem duke ju thene se nuk kam ditur asnjehere te jem e mire me fjalen por fjalet e zemres nuk i kam kursyer asnjehere sepse jane gjithmone te verteta e kur jane te verteta jane te ndjera. E verteta ime eshte dashuri dhe respekt per gjthesecilin nga ju qe ishit prane nesh. Perulem perpara dashurise suaj ashtu sic perulem ne skene perpara duartrokitjeve tuaja,”-shkruan ajo.

Aktori Genc Fuga iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale disa ditë më parë, për një goditje në tru që pësoi.

Latest articles

Related articles