Ngritja e PD, Pyetjet që demokratët duhet t’i bëjnë vetes duke edhe i zgjidhur ato

Nga Skënder Sadri KAPITI

Gjëja më e cuditshme prej dy vitesh në zhvillimet në Partinë Demokratike ka qenë kjo se: si ka mundësi që shumë demokratë u rreshtuan dhe dolën kundër SHBA-ve pse ato shpallën Berishën non grata, kur pra që para dy vitesh demokratët duhej që të distancoheshin, dhe vetë ata duhej të kërkonin që Berisha të mos ishte më në grupin parlamentar, që të shprehnin kështu se politika e PD-së është në një linjë me atë të SHBA dhe me shtetin amerikan.

Por në atë kohë shumica e tyre jo vetëm që nuk e bënë këtë , por ata ranë pre dhe u rreshtuan e u grumbulluan nëpër sallat e foltores kundër Lulzim Bashës dhe SHBA-ve, gjë kjo e cila i ka bërë prej dy vitesh një dëm të jashtëzakonshëm jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve, sepse kështu si vepruan, ata ia zgjatën jetën regjimit korruptiv të Edi Ramës dhe sistemit të korrupsionit.
Madje duhet thënë se Foltorja haptazi dhe deputetokraturistët si foltorsistë të fshehtë në PD, si Bardhi-Tabaku me kompani, më shumë e kanë luftuar PD-në dhe Bashën tinëzisht se sa që janë marrë kundër regjimit të Edi Ramës, ashtu sikurse që kanë vepruar edhe më herët para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 Topalli, Patozi e Hajdari me partizat e tyre, dhe ashtu sikurse që kjo u pa edhe në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Është meritë e deputetëve të PD-së Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Oriola Pampuri e disa të tjerë por sidomos edhe e Elitës së re politike demokratike jashtëparlamentare të cilët bënë të mundur mbijetesën e PD-së dhe që e shpëtuan atë nga asgjësimi e gllabërimi i Foltores.

Unë po u drejtohem demokratëve dhe vetes sime me këtë pyetje por që duhej që demokratët t’ia bënin vetes që kur Bassha e largoi Berishën nga grupi parlamentar, dhe pyetja është kjo: Pse e shpallën SHBA-të Berishën non grata menjeherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021? Dhe përgjigjen po e jap po unë duke gjykuar se kam të drejtë.

SHBA-të e shpallën Berishën non grata sepse SHBA-të i kanë shpallur luftë korrupsionit.
SHBA-të e shpallën Berishën non grata pikërisht për korrupsion.

SHBA-të instaluan VETING-un në Shqipëri pikërisht për të ndëshkuar e luftuar korrupsionin e lartë shtetëror , dhe se ky Vetting po ndëshkon ministra e zëvëndëskryeministra të qeverisë Rama.

SHBA-të e shpallën non grata sepse SHBA-të nuk pranojnë që korrupsioni të luftohet me korrupsion.

Dhe SHBA-të nuk ia besojnë luftën kundër korrupsionit po korrupsionit.

Pra, SHBA-të nuk bëjnë ortakëri dhe nuk pranojnë riciklim në pushtet të korrupsionit.

SHBA-të e shpallën non grata për korrupsion për ta pastruar PD-në nga korrupsioni,për ta ndihmuar PD-në që të bëjë Vetting-un politik të brëndshëm të saj duke i dhënë kështu mbështetje PD-së dhe Bashës për të ardhur në pushtet.

Dhe po prandaj këtë VETTING e bënë edhe demokratët dhe Elita e Re Politike e PD-së me 29 Korrik 2023, me zgjedhjen e Bashës kryetar të Partisë Demokratike, pasi Basha është partneri politik shqiptar më i besueshmi për SHBA-të.

Dhe prandaj demokratë mos dëgjoni alibitë shterpë të fallxhorëve të foltores dhe as turbulencat e përrallat e Bardhit me kompani.

Prandaj demokratë mos konsumoni kot energji poshte e lart , dhe as mos u besoni përrallave foltoriste se Berishën non grata e paska vendosur të shpallej Edi Rama.

Mos e bëni Edi Ramën kaq shumë të fortë e të ndikueshëm te SHBA-të sepse foltorja kështu krijon huti te demoktratët dhe demoralizon edhe publikun duke i dhënë e veshur Edi Ramës këte atribut proamerikan kur atë tashmë në SHBA ate nuk e ka kush në defter.

Demokratë tashmë janë shterruar alibitë antiBasha të foltorexhinjve dhe me alibira, me sajesa e intriga nuk mund të mbulohet tashmë as dështimi spektakolar i Foltores dhe deputetokraturës së PD-së në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.Dhe prandaj , demokratë bashkohuni fort rreth PD-së e Bashës për të larguar nga pushteti regjimin e Edi Ramës.

Latest articles

Related articles