Pushtimi rus në Ukrainë, Trump: Rrezikohet fillimi i një Lufte të Tretë Botërore

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trmp u shpreh se konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore.

“Në një kohë kritike kur duhet të reduktonim tensionet me Moskën, mashtrimi rus ndezi histerinë masive që e çoi Rusinë drejt në krahët e Kinës. Në vend që të kishim një marrëdhënie më të mirë me Rusinë si ajo që po përpiqesha të ndërtoja, tani jemi në një luftë me të, e nxitur pjesërisht nga efektet e vazhdueshme e ndikimit rus. Ukraina është shkatërruar plotësisht, njerëz të panumërt kanë vdekur, madje mund të shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore”, u shpreh Trump në një intervistë për Neësëeek.

Sakaq, ish-presidenti amerikan akuzoi armiqtë e tij politikë për një komplot që synonte shfarosjen e tij politike. Siç theksoi ai, ky komplot shkaktoi shkatërrime të pallogaritshme, me viktima jo vetëm të tij, por kryesisht të qytetarëve amerikanë, duke cenuar shtetin demokratik dhe sigurinë e vendit.

Kujtojmë se Trump do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin që vjen në Shtetet e Bashkuara.

Latest articles

Related articles