Deputeti Braçe, i acaruar me kompaninë telefonike “One”: Heshtin dhe bllokojnë


Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një shqetësim në rrjetet sociale në lidhje me shërbimet telefonike të kompanisë “One”.

Në reagimin e tij, Braçe shkruan se pavarësisht se ka kryer çdo pagesë dhe detyrim ndaj kompanisë, pre një muaji nuk ka asnjë shërbim, as interenet, as mesazhe dhe as minuta për të folur.

Më tej shpjegon se gjëja që e acaron më shumë në këtë situatë është se përpos ankesave të shumta që ka bërë gjatë gjithë muajit ka marrë si përgjigje heshtje dhe bllokim.

Deputeti socialist thotë se nuk është i vetmi që ka një problem të tillë por edhe shumë qytetarë të tjerë.

Ai thekson se e gjitha kjo ndodh në një treg DUOPOL-me veç dy kompani, dhe ka një shërbim mizerabël.

“KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT! SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE, UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON! NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!

UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE; PREJ VITESH! Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES!

Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.

Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre; Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke;

Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR! Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre!

Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me ËiFi prej nje muaji! Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne! Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall!

E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL! Kaq!”, shkruan Braçe në statusin e tij në rrjetet sociale.

Latest articles

Related articles