Zgjedhjet për kreun e ri të PD. Nga Durrësi, në Vlorë e Shkodër, si paraqitet pjesëmarrja e demokratëve në votime

Demokratët në të gjithë vendin votojnë sot për kryetarin e ri të PD-së. Teksa prej orës 8:00 qendrat e votimit janë hapur për anëtarët e PD-së, ato do të vijojnë të presin votues deri më 19:00. Nga raportimet e gazetarëve, edhe në rrethe procesi po vijon i qetë, pa asnjë problematikë.

BERAT
Në qarkun e Beratit procesi i votimit vijon të jetë i qetë, ndërkohë që qendrat e votimit janë hapur që prej orës 8:00. Sipas listave, në PD Berat janë 319 anëtarë me të drejtë vote, në PD Kuçovë janë 275 anëtarë me të drejtë vote, në PD Dimal janë 250 anëtarë me të drejtë vote, në PD Poliçan janë 300 anëtarë me të drejtë vote dhe në PD Skrapar janë 120 anëtarë me të drejtë vote. Në ndryshim nga vitet e tjera, këtë vit votimi nuk po kryhet në zyrat e Partisë Demokratike, por në ambiente të marra me qira. Ndërkohë që pjesëmarrja është shumë e ulët në të pesta degët e PD-së në qarkun e Beratit.

LEZHË
Edhe në Lezhë ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e kreut të PD-së. Votimi ka nisur në orën 08:00 për t’u mbyllur në 19:00. Mësohet se në këtë qytet janë 1,800 anëtarë me të drejtë vote, ndërsa pjesëmarrja vijon të jetë e ulët.

KORÇË
Në qarkun e Korçës rezultojnë të regjistruar në lista 500 anëtarë. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit vendvotimi nuk ndodhet në zyrën e PD, por në një ambient të marrë qira te markata e qytetit. Momentalisht nuk raportohen problematika dhe procesi ka vijuar i qetë, teksa pjesëmarrja duket se është shumë e ulët, jo vetëm në Korçë por edhe në degë të tjera të qarkut.

GRAMSH
Procesi i votimit për kreun e ri të PD-së, vijon të mbahet edhe në Gramsh.
Nga rifreskimi i listës, në këtë qytet rezultojnë 301 anëtarë të PD. Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara kanë qenë 1234 anëtarë ku në zgjedhjet që u bënë nga foltorja e Berishës morën pjesë 390 votues.

VLORË
Me pjesëmarrje të ulët vijon procesi i votimit për kryetar të PD-së në qytetin e Vlorës. Mësohet se në këtë qytet janë 1600 anëtarë me të drejtë vote, ndërsa votimi po kryhet në Pallatin e Kulturës.

Latest articles

Related articles