Zgjedhjet në PD, kryetarja e degës në Lezhë: Demokratët të votojnë, hap i rëndësishëm për riorganizimin e partisë

Kryetarja e PD në Lezhë, Alfrida Marku u bën thirrje demokratëve që të dalin të votojnë për kreun e ri të partisë, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm për riorganizimin e partisë.“Procesi vijon normalisht. Qendra e votimit është hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, është zyra e përhershme e PD dega Lezhë dhe ka pjesëmarrje të konsiderueshme nga të gjitha grupseksionet e PD. I bëjmë thirrje të gjithë demokratëve që ti bashkohen kësaj dite të rëndësishme, të hedhin një hap të rëndësishëm drejt riorganizimit të partisë që të jemi një forcë bindëse qeverisë dhe qytetarët e lezhjanët të na besojnë”, tha ajo.

Latest articles

Related articles